fbpx

Kundërvajtjet në trafik/ Policia e Ferizajt brenda javës ka hequr 15 patentë shoferë

nga Revista Kosovarja

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/03/2024 ka shqiptuar 1 153 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 17, persona të lënduar 21 dhe aksidente me dëme materiale 22.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]