fbpx

Mediat lokale njoftojnë se varrimi i të vrarit mbrëmë në Prishtinë do te bëhet në Bellopojë të Podujevës

nga Revista Kosovarja

Egzon Haziri, 30 vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë, do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Bollopojë të Podujevës.

Sipas Llapi.info varrimi do të mbahet në orën 16:00.

Haziri u vra mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë.

Deri tek vrasja e tij dhe plagosja e tre të tjerëve erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve.

Ndërkaq shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka konfirmoi të Express se sot ka vdekur edhe kalimtarja e rastit që u plagos gjatë gjuajtjeve me armë zjarri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]