Në fshatin Dujakë të Gjakovës, banorët po pretendojnë se kanë parë një kafshë të çuditshme.
Në disa pamje që një banor i kësaj zone ka publikuar në rrjetet sociale, shihet se kjo kafshë është xhiruar gjatë orëve të natës, derisa autori i videos pyet për informacione se çfarë kafshe është.
Videoja është realizuar mbrëmë në fshatin Dujakë të Gjakovës.