fbpx

Gjendet një trup i pajetë në një rrugë të Gjilanit

nga Revista Kosovarja

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Partesh të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]