Lajmi për vdekjen e profesor Dr. Sylejman Rexhepi nga Covid-19,na tronditi të gjithë neve që e kemi njohur. Koronavirusi është bërë aktual me lajme kontroverse, sëmundje kjo që ka kaluar përmasat e epidemisë në pandemi, që don të thotë ka kaluar në problem global të njerëzimit.
Shumë njerëz, nuk e besojnë akoma që ekziston.Shumë të tjerë dyshojnë, se për ta pohuar dikush infeksionin , po paguhet nga qarqe të ndryshme botërore. Shumë liderë politikë në Kosovë, tashmë e kanë kaluar dhe shumë të tjerë janë në proces pandemik.
Derisa këto ditë është folur e shkruar për vaksinsë anticovid -19, ka dal lajmi, se vaksina do të kushtojë 2,5 euro.
Lajmi i bujshëm ka qenë këto ditë edhe porosia amerikane te kompantië farmaceutike të Oksfordit për afro 100 milionë doza të para për SHBA. Po kaq doza ka porositur edhe Britania e Madhe dhe kanë filluar porositë e vaksinave .
Dita kur do të futet në përdorim, po flitet dhe shkruhet nga qarqe zytare se nuk është larg, dhe se dy faza të kësaj vaksine janë testuar dhe ka mbetur vetëm edhe një fazë për t’i testuar pasojat anësore nëse ka të tilla dhe pas kësaj, menjherë njerëzimi do ta ketë në dispozicion. Kosova dhe Shqipëria sipas parashikimeve, do të jenë të fundit që do ta kenë në dispozicion vaksinën, meqë nuk kanë bërë porosia me kohë, thonë ekspertët.
Krejt ajo që është folur si lloj propagande nga ata që nuk e besojnë as sot si një sëmundje që ka përfshirë globin, deklarohen, se nuk do ta pranojnë vaksinën në trupin e tyre.
Propaganda për vaksinën ka qenë e tmerrshme dhe ka lënë dyshime, se njerëzimi do të robotizohet deri në masën sa t’u përngjajë pjesëve të veturave moderrne, që në momentin që u skadon afatshmëria, ato ndalen së funksionuari dhe vetura të le në rrugë.
Fantashkenca e përputhshme me realitetin
Pra, pjesa e veturës që quhet bosh pompa për shembull, prodhohet për afat dhjetë vjet, dhe atë minut që i skadon afati vetura të le në rrugë.
Edhe njeriun , sipas këtyre paragjykimeve, po e pret fati i njejtë me veturat…Pra ky është paragjykimi që është folur për dicka si vaksina…
Nëse futemi në fantashekencë, kjo ka logjikë.Pra ,dyshimi , s’është i palogjikshëm.
Të gjitha veturat që ecin nëpër tokë, kanë sistem të funisonimit të njeriut. Zemra është bosh pompa,filterat e ajërit janë mushkëritë, pirja e ujit është sistemi i qarkullimit të ujit edhe në veturë e shumë e shumë tjera. Ndërsa mjetet që fluturojnë në ajër , janë bërë në parim të imitimit të zogjëvevfluturues që janë më të rëndë dhe mund të bartin me kthetra edhe qengjin, edhe kecin, edhe një peshë dhjetëra kilogramëshe.
Avionët luftarakë janë ndërtuar duke imituar zogjtë e shkathët në fluturime manovruese, ndërsa ata të bartjes së peshave , kanë marrë për imitim shqiponjat gjigante afrikane që janë diku njëzetë llojëshe dhe që janë të prirura për bartjen e peshave.
Pra, nëse shkencërishtë ndalemi dhe përdorim logjikën e shëndetshme , ne imitojmë Zhul Vernin që i pari konstruktoi në libër planin ideor të anijeve kozmike që do të pushtonin planetet jashtë tokës, diçka që ka dalë e saktë.
Lajme senzacionale për Covid- 19
Nga muaji mars i këtij viti , nga data 13 mars, ne jemi përballur me një gjendje informative që na ka tronditur vazhdimisht duke e çuar njerëzimin në shumicën e shteteve në karantina dhe duke e izoluar botën.
Kanë kaluar gati gjashtë muaj nga ky sistem informativ që vjen nga OBSH, nga mjekësia infektive, nga çdokush tjetër që është e nuk është mjek.
Para pak ditësh ishte një lajm krejtë kontra asaj që kemi pasur si rekomandim të qëndromim në shtëpi. Ky lajm, që vinte nga një hulumtim në Korenë e Jugut dhe që u botua edhe tek ne thotë kështu:”Koronavirusi më shumë godet ata që rrinë brenda shtëpsië…”
Prej nga tani kjo?
Gjashtë muaj rrini në shtëpi, pastaj dilni nga shtëpia se brenda edhe më keq!!!
Për ta thënë një saktësi po e marr një shembull nga një lagje në fshatin tim. Janë sëmurë shumica pas një të pameje që e kishin bërë për nder të një të vdekuri , tek aty janë prekur granimi edhe burrëria.
Në mesin e tyre një 83-vjeç, disa me moshë të shtyrë dhe disa të rinjë të moshave të mesme. Njeri prej tyre, për hirë të së vërtetës ka qëndruar 4 ditë në infektive. Disa tjerë kanë dal pozitiv dhe askush nuk ka pasur simptoma. Janë shëruar vetë në shtëpi, duke mos bërë as testet edhe pse shenjat i kishin të qarta se ishin infektuar.
Kjo punë ka ndodhur qe një muaj. Për t’u bindur në këtë që po e deklaroj, le të shkojë shteti te të gjithë ata për teste serologjike dhe do të binden, se një lagje me dhjetëra shtëpi është prekur dhe askush prej tyre nuk ka pasur simptoma për dicka të keqe.
Njerëzit po vdesin, ashtu sikur kanë vdekur gjithmonë. Por , këto ditë ka pasur edhe lajme të rreme, se njeriu që ka vdekur nga ataku në zemër, është faturuar me diagnozë covid-19. Familja ka kërkuar sqarime dhe gjërat me siguri janë ndriçuar.
Dicka po ndodh!
Do ta dëshmojë koha më së miri.Virusi ekziston,por cila është lufta që do të shihet më vonë, mbetet të shihet.Safet Krivaça / Kosovarja