Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas
Ndaj të dyshuarit është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, njofton Gjykata.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamincës, ku i dyshuari ka goditur bashkëshorten me shufër metalike, në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.