fbpx

Egzona dhe Albatriti nuk po pyesin për koronavirusin, nxjerrin edhe fëmijët në shëtitje

nga Revista Kosovarja

Albatrit dhe Egzona Muciqi janë dyshja e njohur që komentohen thuajse çdo ditë në mediat rozë.

Që kur u bë publike lidhja e tyre e gjithë vëmendja u orientua kah ata, kështu duke u përcjellë në secilën lëvizje, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse Albatriti si këngëtar është e natyrshme të ketë gjithë këtë vëmendje, por Egzona falë tij tani ka arritur të bëhet po aq e famshme sa ai.

Çifti Muçiqi janë prindër të tre fëmijëve për të cilët ndajnë shumë kohë.

Por sot Albatriti dhe Egzona me të parë motin e ngrohtë, dolën që të thyejnë pak monotonin, bashkë me fëmijët e tyre.

A nuk janë duke rrezikuar përderisa, IPSHK-ja në vazhdimësi bënë thirrje ‘Rri n’shpi, si dhe janë të pa maskuar?

Ndryshe, dje është deklaruar në media se këto javët e prillit do të jenë kritike dhe vendimtare për luftimin e koronavirusit në vendin tonë./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]