Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që 170 eurot e punëtorëve të paguhen nga Qeveria para festës së Bajramit.
Këtë kërkesë Kadaj e bëri në llogarinë e saj në Facebook.
“Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/kadajdonika/posts/4176449112396587