fbpx

Vdes një grua në Prizren, familjarët thonë se nuk iu është dhënë tretman mjekësor

nga Revista Kosovarja

Vdes një grua në Prizren, familjarët thonë se nuk iu është dhënë tretman mjekësor

Një grua ka vdekur dje në Prizren. Sipas familjarëve asaj nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër, përcjell Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]