Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për mbylljen e grupit famëkeq “AlbKings” dhe arrestimin e 7 personave. Ndaj këtij lajmi ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka shkruar se “”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”.
“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, shkroi ajo.
Reagimi i plotë: