Xhaka po e kalon ditën pranë më të dashurve të tij.
Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, shijuan një ditë në natyrë bashkë me vajzën.
Ishte Leonita ajo e cila publikoi disa fotografi, ku çifti shihen të veshur në veshje sportive dhe po shijonin këtë ditë pranë vajzës, Ayana.
Partnerja shfrytëzoi rastin që t’i bënte edhe një dedikim futbollistit, duke e quajtur atë burrin dhe shokun më të mirë.
“Burri, shoku më i mirë dhe dashuria e jetës time🔗🖤 “, ka shkruar Leonita sipër fotografisë.