Një kamion ishte ndalur në shiritin ndihmës të autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe u vërejt nga Policia. Aty ishte një burrë që nuk jepte shenja jete.
Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Policisë, se bëhet fjalë për një burrë që më pas u konstatua se ka vdekur.
Vdekjen e personit në fjalë e kanë konstatuar Emergjenca e Spitalit të Prizrenit, të cilët e morën personin dhe e dërguan në Spital.
Siç mësohet, ai u gjet pa shenja jete në kamionin që po drejtonte afër hyrjes së Prizrenit, duke vazhduar në drejtim të Prishtinës.
Deri tash nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.