fbpx

Arben Vitia ju drejtohet besimtarëve për Bajram

nga Revista Kosovarja

Ish’Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Vitia në Facebook ka shkruar se kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin.

“Sot në familjet e besimtarëve festohet Kurban Bajrami. Kjo Festë e shenjtë simbolizon sakrificën dhe besimin. Festat e shenjta dhe mësimet prej tyre na e forcofshin shpirtin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Vitia.

“Urime dhe me fat e shëndet Kurban Bajrami për të gjithë shqiptarët myslimanë dhe besimtarët kudo që janë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3652597648103265

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]