Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb është vrarë.
“Pjesëtarët e policisë vranë në afërsi të Loznicës, vrasësin e policit”, tha Daçiq.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më herët gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është në kërkim intensiv për Faton Hajrizin, i cili dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq, shkruan N1.
Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë. Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi.
Megjithatë, ka rezultuar se ka pasur një ndryshim identiteti për shkak se i dyshuari për vrasje, Faton Hajrizi, udhëtonte me dokumentet e vëllait të tij Artanit. Policia ka gjetur këto dokumente në vendin e vrasjes.