249
“Nusja më e bukur” është kënga e re e Adelina Ismailit në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.
Ky projekt muzikor e ka rikthyer këngëtaren e munguar pranë publikut të gjërë, që për vite me radhë e ka pëlqyer si këngëtare.
Adelina, ka zgjedhur të rikthehet në duet me këngëtarin që nuk di të ndalet, Sabri Fejzullahu, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë këngë, Sabriu është babai i Adelines. Dyshja prej vitesh kanë një marrëdhënie shumë të afërt dhe shpesh kanë folur me superlativa për njëri tjetrin.