fbpx

Kadri Veseli mërzitet për mësuesen e tij të parë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka njoftuar se ka vdekur mësuesja e tij e parë, Kimete Berisha.

Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe të afërmve, duke thënë se vdekja e mësueses e ka mërzitur pa masë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Berisha ishte frymëzim për të.

Reagimi i Veselit në Facebook:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë.

Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua.

Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve!

Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]