fbpx

Një dedikim romantik për Luanën

nga Revista Kosovarja

Luana Vjollca është padiskutim ndër personazhet publike më të dashura shqiptare, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan detaje nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi ajo ka publikuar një story teksa ndodhet në makinë, ku përballë saj shihen tullumbace me shkrimin: “Beby jem ti je arsyeja e jetës time. Love you Zvicra❤️”.

Nuk dihet se kush e ka vendosur këtë detaj kaq të bukur në rrugë, të cilin Luana e ka postuar në story me shaka, duke shkruar: Më paskan bërë një dedikim.

Kujtojmë se ajo ka qenë gjithmonë diskrete sa i takon jetës private, duke ngjallur kështu mjaft kuriozitet tek ndjekësit.

Sa i takon jetës profesionale, Luana gjithmonë ka korrur suksese me programet e saj, teksa publiku mezi pret ta shohi sërish në ekran.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]