fbpx

Oriola dhe Erosi shijojnë pushimet në Turqi

nga Revista Kosovarja

Oriola Marashi dhe Eros Grezda po i shijojnë pushimet së bashku.

Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po i shijojnë së bashku pushimet.

Dyshja janë në një lidhje dashurie e cila u tha se mori fund edhe pa u zyrtarizuar mirëpo si duket nuk qenka ashtu.

Ata duken shumë të dashuruar dhe bashkë po i shijojnë pushimet në Turqi.

Si Erosi ashtu edhe Oriola po ndajnë me ndjekësit imazhe të ndryshme e së fundmi na e kanë treguar pamjen e mahnitshme që i shoqëron në dhomë të gjumit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]