fbpx

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare aktorja e famshme

nga Revista Kosovarja

Gena Rowlands ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportojnë mediat e huaja. Aktorja amerikane ishte më e njohur për interpretimet në filmat e regjisorit dhe bashkëshortit të saj të parë John Cassavetes.

Rowlandsi vdiq e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në Indian Wells, Kaliforni, sipas mediave amerikane. Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është dhënë për momentin, por djali i saj Nick Cassavetesit tha në qershor se nëna e tij kishte qenë duke luftuar me sëmundjen e Alzheimerit për pesë vjetët e fundit.

Rowlandsi luajti në dhjetë nga filmat e Cassavetesit dhe ishte e martuar me të për 35 vjet, deri në vdekjen e tij në 1989.

Performanca e saj në filmin e vitit 1974 “A woman Under the Influence”, në të cilin ajo luante rolin e një amvise, shëndeti mendor i së cilës është në krizë, i dha asaj një “Golden Globe” dhe i pari nga dy nominimet për “Oscar” për aktoren më të mirë.

E dyta erdhi kur ajo luajti rolin kryesor në filmin “Gloria” të vitit 1980. Djali i saj Nick e drejtoi atë në dramën romantike të vitit 2004 “The Notebook”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]