fbpx

Tahiri: Tri lajmet e sotme, tri dështime

nga Revista Kosovarja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se besimi që qytetarët i dhanë qeverisë së tanishme ishte akt shprese, ndërsa përfundimi i mandatit është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur rritjen e pagës prej vetëm 6.8 euro, gjendjen e jashtëzakonshme në Trepçë, si dhe sigurimet shëndetësore.

Sipas tij, të gjitha këto japin tri konkluzione , paaftësi, pazotësi dhe mashtrim spektakolar që Qeveria i ka bërë qytetarëve të Kosovës.

“Tri lajme – tri dështime. Tri lajmet e sotme – shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, rritja e pagës për vetëm 6.80 euro dhe paralajmërimi se sigurimi shëndetësor do të jetësohet pas katër vitesh të kësaj qeverie – japin një diagnozë të qartë me tri konkluzione: paaftësi, pazotësi dhe mashtrim spektakolar që kjo qeveri ia ka bërë qytetarëve të Kosovës. Besimi që qytetarët i dhanë qeverisë ishte akt shprese, ndërsa përfundimi i mandatit është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën”, ka shkruar Tahiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]