fbpx

Merdarë: Deri në një orë pritje për të dalë nga kufiri

nga Revista Kosovarja

Fluks jo shumë i madh i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe atë në Merdarë.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri mbi një orë.

Pritje pak më të vogla, deri në gjysmë ore ka te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]