fbpx

Zelensky shkarkon komandantin e forcave ajrore të Ukrainës

nga Revista Kosovarja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore të vendit, Mykola Oleshchuk.

Shkarkimi u njoftua të premten në një dekret presidencial, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm nga Zelensky për vendimin e tij, por ai vjen disa ditë pasi një pilot ukrainas u vra kur avioni i tij F-16 u rrëzua të hënën.

Nënkoloneli Oleksiy Mes u vra ndërsa mbronte qiellin e Ukrainës në një avion luftarak të dhuruar nga perëndimi.

Deputetja ukrainase Mariana Bezuhla ka pretenduar se avioni është rrëzuar nga sistemi i raketave anti-ajrore të vendit.

Në përgjigje të zonjës Bezuhla përpara shkarkimit të tij, gjenerallejtënant Oleshchuk tha se komentet e saj ishin një “mjet për të diskredituar udhëheqjen e lartë ushtarake”.

“Mariana, do të vijë koha që do t’i kërkosh falje gjithë ushtrisë për atë që ke bërë, shpresoj në gjykatë!”, shtoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]