Qentë po paraqesin rrezik të madh për banorët e kryeqytetit.
Viktimë e radhës e kafshimit të tyre tani është një i ri.
I riu ka dërguar një fotografi në adresë të IndeksOnline ku shihet se qeni e ka kafshuar në këmbë, sipër gjurit.
Ai tha se rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit.
Për raste të tilla, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se më shumë se tri vjet që ka dërguar shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacakë.
“Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?
Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.
E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë”, pati shkruar ditë më parë i pari i Prishtinës.
Kujtojmë se ditë më parë një vogëlushe 5-vjeçare ishte lënduar rëndë nga kafshimi i tillë.