fbpx

Horror para QKUK-së, kafshohet një vajzë nga qentë endacakë, pamjet janë të trishtueshme

nga Revista Kosovarja

Qytetarët kosovar të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përballen vetëm me mungesë të barnave e pritje të gjata. Por atyre u kanoset dhe një rrezik tjetër, kafshimi nga qentë e shumtë, të cilët bredhin në oborrin e QKUK-së.

E viktimë sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.

Indeskonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.

E rastin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca . Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive.

“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën Infektive”, ka thënë Bajqinca.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]