Adelina Thaçi e ka mposhtur COVID-19.
Më 8 korrik, këngëtarja Adelina Thaçi njoftoi se ishte testuar pozivite me COVID-19.
Por, tashmë ajo është shëruar nga ky virus dhe ka udhëtuar për pushime bashkë me familje në bregdetin shqiptar.
Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijë.
“Jam e lirë, pushimet 2020, qyteti i Sarandës, me familjen time”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive.
https://www.instagram.com/p/CDmXfFRFQsi/