fbpx

Të shtënat me armë te Bregu i Diellit, rrethohet me shirita vendi

nga Revista Kosovarja

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen Bregu i Diellit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore, ku lokali në afërsi të të cilit janë dëgjuar të shtënat tashmë është rrethuar me shirita.

Deri tek ky incident dyshohet se ka ardhur pas një përleshjeje, ndërsa akoma nuk dihet nëse ka të plagosur.

Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]