fbpx

Ministria e Kulturës i preu pishat shumëvjeçare përreth Teatrit Kombëtar pa asnjë leje

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas largimit të pishave përreth Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se pishat janë prerë pa lejen e Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se “Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve”.

“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar”, vijon reagimi.

Ndryshe, ditën e enjte ka ndodhur prerja e pishave që ishin përreth Teatrit Kombëtar. Ky veprim ka nxitur disa reagime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]