fbpx

Babai saj i shtrirë në spital, motra e Dianës i thotë të dal nga shtëpia

nga Revista Kosovarja

Diana është surprizuar me sjelljen e motrës së saj, Adrianën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Një moment emocionues e plot vaj, u shfaq në ekran mes dy motrave.

Diana tha se motra e saj është pika saj e dobët, dhe si nënë e dytë për të.

Ndërkohë, sa i përket qëndrimit brenda shtëpisë, Adriana tha se Dianën po e shohin shumë mirë, megjithatë motra nuk i dha një lajm të mirë për babain e saj.

Adriana i tha Dianës se babai i tyre ka kërkuar që kjo e fundit ta lërë shtëpinë, me arsyetimin se dëshiron ta ketë pranë, pasi është i shtrirë në spital.

Kujtojmë, se pak momente më parë, Diana ka rrëfyer për jetën e saj të vështirë. E në mesin e rrëfimit, Diana theksoi se babai i tyre ishte sëmurë edhe para se të hynte në shtëpi.

Për më shumë, shihni videon më poshtë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]