fbpx

Policia jep detaje për kërcënimin që iu bë dje Alaudin Hamitit

nga Revista Kosovarja

Moderatori i Big Brother Vip Kosova 3, Alaudin Hamiti ka thënë dje se është kërcënuar nga një familjarë i ish-banorit të Big Brother, Eduart Kuçi.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës që tashmë kanë nisur hetimet.

Hamiti dyshohet se u kërcënua përmes rrjeteve sociale.

“Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 26.11.2024, 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka marr disa mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime nga njësi relevante policore”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]