Ka vetëm një javë që është publikuar kënga më e re e Era Istrefit së bashku me Ilkay Sencan dhe Arash.
“No Maybes” mban titullin kënga e cila është lansuar në të gjitha platformat, ndërsa vetëm në Youtube numëron afro një milion shikime.
Duke qenë të izoluar, një pjesë e artistëve kanë zgjedhur të hapin arkivat, e disa të tjerë po tregojnë se si po e kalojnë kohën gjatë izolimit.
Era Istrefi ka publikuar një video brenda dhomës së saj, ndërsa ka tërhequr vëmendjen duke bërë twerk me këngën në sfond.
Kujtojmë se këngëtarja javën e kaluar treguar se ka disa probleme të vështira ligjore sa i përket projekteve muzikore të saj, por duke mos zbuluar detaje më shumë.