Në vitin e saj të tretë të aktivitetit, The Crown ka konsoliduar pozicionin si një ikonë e elegancës dhe shërbimit të shkëlqyer në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë shqiptare. Ky destinacion i jashtëzakonshëm është kthyer në një oaz të qetësisë dhe sofistikimit për njerëzit e biznesit dhe jo vetëm, duke mirëpritur mysafirë nga e gjithë bota gjatë gjithë vitit.
Restoranti i The Crown shquhet për gjashtë momente unike që i japin formë identitetit të tij kulinar. Nga mëngjeset e pasura, brunch-i më i njohur dhe më i vizituar në Tiranë, drekat e biznesit me standarde të larta, Afternoon Tea në stilin klasik anglez, deri tek sushi i rafinuar dhe darkat fine dining – gjithçka ofrohet me një harmoni të përsosur mes klasit, elegancës dhe finesës. Këto përvoja mund të shijohen në sallën elegante të restorantit, në rooftop-in me pamje magjepsëse, apo në sallën private për ata që kërkojnë intimitet.
Në çdo orë të ditës dhe të mbrëmjes, The Crown mbetet një simbol i inovacionit dhe përkushtimit ndaj përsosmërisë. Ky përkushtim ka bërë që hoteli të tërheqë vëmendjen e profesionistëve të njohur të gastronomisë ndërkombëtare dhe së shpejti pritet të përfshihet në guidat gastronomike më të njohura, duke përfaqësuar Shqipërinë si një destinacion kulinar me standarde të larta.
Ndërsa festat e fundvitit afrohen, The Crown përgatitet të shndrisë si asnjëherë më parë, duke organizuar aktivitete të veçanta dhe duke mirëpritur mysafirë nga çdo cep i botës. CEO i hotelit, z. Fatjon Selimaj, ka njoftuar një iniciativë të veçantë për mysafirët nga Kosova – një zbritje prej 10% për akomodimet gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, studentët nga Kosova që dëshirojnë të ndjekin kurset prestigjioze të The Crown Hospitality Academy, me fokus në menaxhimin e shërbimit të ushqimit dhe pijeve, do të përfitojnë gjithashtu nga një ofertë speciale.
Por risitë nuk mbarojnë këtu. The Crown gjithmonë ka pasur një vizion të guximshëm për të tejkaluar kufijtë. Prandaj, ne ju pyesim juve, lexues të dashur të Kosovarja: A do të dëshironit që kjo kurorë ekselence të zgjerohej edhe në Prishtinë, qoftë si hotel apo restorant? Mendimet tuaja janë të mirëpritura për të ndihmuar në realizimin e kësaj ëndrre të re.
The Crown – më shumë sesa një hotel apo restorant, një simbol i përkushtimit, pasionit dhe vizionit për të ofruar më të mirën për njerëzit, nga njerëzit.