Në kuadër të Javës së Diasporës,Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) nga dje i nisi aktivitetet në Tetovë për të vazhduar me takime pune për disa ditë në Tiranë.
Ishte ftesa nga Universiteti i Tetovës që e solli në Tetovë grupin e KKD-së për të marrë pjesë në Akademinë Solemne për shënimin e 30 vjetorit të këtij Universiteti.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe filantropi i e kontribuesi i njohur për themelimin e këtij institucionin të rëndësishëm për shqiptarët në Meqedininë e Veriu z. Lazim Destani .
Në një postim të tij në rrjete sociale, z.Destani ndau emocionet e pjesëmarrjes në këtë tubim, duke theksuar nevojën e forcimit të lidhjeve mes diasporës sonë dhe institucioneve në trojet tona.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Javës së Diasporës, kësaj radhe Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) dje i nisi aktivitetet në Tetovë për të vazhduar me takime pune për disa ditë në Tiranë. Ishte ftesa nga Universiteti i Tetovës që e solli në Tetovë grupin e KKD-së për të marrë pjesë në Akademinë Solemne për shënimin e 30 vjetorit të këtij Universiteti. KKD si organizim përfaqësues i gjithë diasporës shqiptare me kënaqësi iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese që i nderon të dyja palët, pasi diaspora ka merita të veçanta për lindjen dhe rritjen e kësaj vatre të arsimit shqip.
Në këtë Akademi, krahas drejtuesve të Universitetit, ishin të pranishëm ambasadorë të vendeve përkrahëse të këtij universiteti, rektorë të universiteteve të vendit, profesorë e veteranë të arsimit, familjarë të profesor Fadil Sulejmanit – themelues dhe Rektorit të parë të këtij Universiteti, e shumë të tjerë.
Duke e uruar Universitetin në këtë përvjetor jubilar, miku im Kryetar i KKD Mark Gjonaj në fjalën e tij ndër të tjera tha, ‘Mua po më mbushet zemra sepse po e vizitoj popullin tim, që kemi një gjuhë, një gjak, një histori, një kulturë e një traditë’.
Në po këtë ditë, së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës i kushtuam një vizitë edhe Komunës së Tetovës ku na priti Kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Këtu diskutuam mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, duke e vënë theksin te zhvillimi ekonomik i qytetit e më gjerë. Në këtë takim nga të dyja palët u theksua nevoja e forcimit të lidhjeve mes diasporës sonë dhe institucioneve në trojet tona.
Me këtë rast, dua ta shpreh kënaqësinë time e të Anëtarëve të KKD-së për vlerësimin dhe respektin që u manifestua ndaj pranisë së KKD, si nga drejtuesit e Universitetit të Tetovës, ashtu edhe nga Kryetari i Komunës së qytetit tonë.
Të bashkuar, jemi gjithmonë më të fortë!