fbpx

Orbico Group dhe Authentic Brands Group nënshkruajnë partneritet afatgjatë për të rritur biznesin e markës Champion në të gjithë EMEA

nga Revista Kosovarja

Pronari i ri i Champion lidh partneritet me Operatorin Lider tëmarkave për rritje kyçe regjionale

Zagreb, Kroaci dhe Nju Jork, Nju Jork – 11 dhjetor – Orbico Group (Orbico) dhe Authentic Brands Group (Authentic), një platformë globale për zhvillimin dhe licencimin e markave, njoftuan sot një partneritet të ri licencimi për markën ikonikeChampion. Kjo aleancë strategjike hedh themelet për një bashkëpunim afatgjatë që do të hap mundësi të reja për rritje dhe zhvillim për Champion dhe të dy kompanitë në të gjithëzonën EMEA.

Nëpërmjet marrëveshjes me Authentic, Orbico ka hyrë në njëmarrëveshje për licensë 10-vjeçare (me mundësi vazhdimi) për markën Champion për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën me Authentic, si dhe për të zhvilluar gjithashtu njësi juridikedhe dyqane me pakicë të Champion Europe të cilat operojnë aktualisht në EMEA, subjekt i miratimeve të kërkuara rregullatore.
Champion Europe, me seli në Carpi, Itali, aktualisht operon në 36 vende, punëson më shumë se 1,300 njerëz dhe ka më shumë se 90 dyqane me pakicë në të gjithë rajonin. Kompania planifikon të zgjerojë më tej praninë e saj në të gjithë Evropën në vitet e ardhshme. Për Orbico, ky partneritet strategjik është një trampolinë për zgjerimin e operacioneve të saj në të gjitha tregjet evropiane. Orbico do të shfrytëzojë ekspertizën e saj dhe përvojën prej dekadash në distribuimin e markave globale për të përmirësuar biznesin e fortë të Champion në shumë tregje kyçe.
Edward Malky, Chief Business Officer Beauty, Style and Salon Professional në Orbico Group tha: “Ne e kemi njohur ekipinAuthentic për shumë vite dhe kur u shfaq mundësia për tëmarrë Champion, thjesht kishte kuptim ta bënim këtë së bashku. Ky partneritet shënon një moment historik të rëndësishëm përOrbicon pasi ne zgjerojmë kategorinë e stilit sportiv në njëshkallë më të madhe ne jemi të entuziazmuar të përdorimekspertizën tonë për ta ndihmuar atë të rritet edhe më shumë”.

Henry Stupp, President Rajonal, EMEA dhe India – Lifestyle, tha: “Champion është një qendër e fuqishme në Evropë, me njëbiznes të themeluar dhe një përkushtim thellësisht besnik. Qënga momenti që blemë markën, Evropa ishte qendrore përstrategjinë tonë dhe identifikimi i partnerit të duhur për të nxiturrritjen e saj ishte jetik. Orbico ka prevlauar si zgjedhje e fuqishme, falë ekspertizës së tyre të pashembullt dhe suksesittë dëshmuar me markat e klasit botëror.

Ky partneritetpërfaqëson një hap përpara në rrugëtimin e Champion dhe ne kemi besim se së bashku, ne do të lartësojmë praninë e markësnë të gjithë EMEA, duke përçuar trashëgiminë e saj dhe duke e bërë atë një simbol modern të inovacionit dhe stilit sportiv”.

Orbico është dëshmuar si një lider i provuar në ndërtimin e partneriteteve të forta, ekskluzive me markat e njohura botërore, duke e bërë këtë qasje një pjesë integrale të filozofisë dhestrategjisë së biznesit të kompanisë për rritje dhe suksesafatgjatë. Kjo formulë e provuar e suksesit ka qenë efektive përmë shumë se 30 vjet, e ilustruar nga bashkëpunimet e suksesshme me markat globale si P&G, PMI, Kellogg, Cotydhe të tjerë. Vitet e fundit, Orbico është fokusuar në mënyrëstrategjike dhe ka operuar me sukses në kategorinë Sports Style, duke u bërë një distributor ekskluziv për disa prejmarkave kryesore të këpucëve në Evropën Qendrore dheLindore, duke përfshirë Converse, Dr. Martens, Merrell dheOn ndër të tjera. Ky sukses e ka motivuar më tej kompaninë tëeksplorojë kategori të reja dhe të zgjerojë biznesin e saj nërajone të ndryshme gjeografike

Për Authentic Brands Group
Authentic Brands Group (Authentic) është një platformë e unifikuar që integron M&A, strategjinë e markës, kreativitetin dhe inovacionin dixhital për të zhbllokuar fuqinë e portofolit të saj global. I lidh markat ikonë sportive, stilin e jetës, argëtimin dhe mediat me partnerët më të mirë për të optimizuar vlerën afatgjatë në treg. Duke gjeneruar më shumë se 32 miliardë dollarë në shitje globale vjetore me pakicë, markat e Authentic kanë një gjurmë të gjerë të shitjes me pakicë në 150 vende, duke përfshirë mbi 13,000 dyqane dhe dyqane të pavarura dhe 400,000 pika shitjeje.

Portgolio i markës së Authentic përfshin Shaquille O’Neal, David Beckham, Sports Illustrated, Dr. J, Greg Norman, Neil Lane, Thalia, Marilyn Monroe, Elvis Presley, Muhammad Ali, Reebok, Champion, Brooks Brothers, Barneys New York, Judith Leiber Couture , Ted Baker, Hunter, Vince, Hervé Léger, Frye, Nautica, Juicy Couture, Vince Camuto, Lucky Brand, Aéropostale, Forever 21, Nine West, Sperry, Rockport, Eddie Bauer, Boardriders, Quiksilver, Billabong, Roxy, DC Shoes, RVCA, Spyder, Volcom, Prince, , Van Heusen, Hart Schaffner Marks dhe Thomasville.

Për më shumë informata, ndiqni authentic.com.
Ndiqni Authentic në LinkedIn, Instagram, X dhe WeChat.

Orbico Group prezentimi
Orbico Group është një distributor lider në Evropë, që operon në 24 vende dhe u shërben mbi 400 milionë konsumatorëve. E themeluar në Zvicër në vitin 1987 dhe në pronësi të Branko Roglić, Orbico është rritur për t’u bërë një partner ibesueshëm për markat globale në gjashtë sektorët kryesorëtë biznesit: FMCG, Bukuri, Style & Salon Professional, Supply Solutions & Services, dhe Turizëm. Me një ekip prej mëshumë se 9,000 punonjësish, kompania është e përkushtuartë ofrojë zgjidhje inovative dhe të nxisë partneritete afatgjata, të drejtuara nga vlera.

Misioni i Orbico është i përqendruar rreth bashkëpunimit, duke bashkëpunuar me furnitorët dhe klientët për të fituarkonsumatorët. Kompania njihet si partneri i zgjedhur, duke ofruar zgjidhje të përshtatura për të përmbushur nevojat nëzhvillim të bazës së saj diverse të klientëve. I nxitur nga njëangazhim për rritje të qëndrueshme, Orbico vazhdon tëlulëzojë si një shpërndarës i së ardhmes, duke shfrytëzuarekspertizën dhe fleksibilitetin për të siguruar sukses në njëtreg që ndryshon me shpejtësi.

https://authentic.com/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]