Shtëpia e aktorit të famshëm, Tom Hanks, në Pacific Palisades ka shpëtuar për mrekulli nga zjarri i tmerrshëm në Palisades.
Mediat e huaja shkruajnë se rezidenca prej 26 milionë dollarësh, e cila u ble nga ylli i “Forrest Gump” dhe gruaja e tij, Rita Wilson, në vitin 2010, shmangu flakët nga zjarri i vazhdueshëm në Los Angeles.
Shtëpia me katër dhoma gjumi dhe pesë banja e Hanks nuk u prek aspak nga zjarri, ndërkohë rezidenca masive buzë shkëmbit pak mbi të tijën u shkatërrua.
Djali i Tom dhe Wilson, Chet Hanks, foli për zjarrin shkatërrues të Palisades në “Instagram”, duke thënë: “Lagja ku u rrita po digjet deri në themel. Lutuni për Palisades”.
Ndërkohë sipas mediave të huaja, çifti e bleu pronën si porsamartuar dhe e shiti atë në 2014 për 5 milionë dollarë. Aktori bleu gjithashtu një shtëpi plazhi prej 1800 metrash katrorë në Malibu në vitin 1991, të cilën thuhet se e ka ende në pronësi.
Të famshëm si Paris Hilton, Heidi Montag dhe Spencer Pratt, Leighton Meester dhe Adam Brody, kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarret e egra që kanë përfshirë Los Anxhelosin që nga e marta.