fbpx

Ndodh puthja e parë e Gjestit me Eglin, pas një kërcimi romantik

nga Revista Kosovarja

Xumi është banori që mbrëmë la shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh.

Në televotim me Eglin, publiku vendosi të eliminojë Xumin.

Vendimi për të eleminuarin u dha në studio dhe me rikthimin e Eglit në shtëpi, më entuziasti ishte Gjesti që priti banoren me përqafime dhe urime.

E pas përfundimit të Prime-it, Egli dhe Gjesti kanë dhënë spektakël brenda shtëpisë përmes një vallëzimi romantik nën shoqërimin e këngës “All of me”.

Ata shkëmbyen puthje e përqafime, derisa Egli u pa mjaft e emocionuar nga afërsia me Gjestin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]