fbpx

PZAP i dënon me 307 mijë euro partitë, shkak gjuha e urrejtjes dhe thyerja e kodit të mirësjelljes

nga Revista Kosovarja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 4 mijë e 500 euro Listën Serbe.

Kjo pasi LS kishte vendosur banera në hapësira publike në veriun e Mitrovicës.

Sikur kjo parti, janë dënuar edhe të tjerat – kryesisht për gjuhë të urrejtjes dhe thyerjes së mirësjelljes.

Por, sa është shuma e dënimeve që kanë marrë partitë?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se deri më tani i ka dënuar partitë me 307 mijë euro.

“Deri me datë 27.01.2025, PZAP-i ka nxjerr 63 vendime me të cilat janë gjobitur subjektet politike të ndryshme, dhe totali i atyre gjobave të shqiptuara është 307,400.00 euro”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]