fbpx

Fëmijës 2-vjeçar i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës.

Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen.

Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’ se si dukje bateria në stomakun e fëmijës, dhe pas nxjerrjes së saj.

Gëlltitja e baterive është tepër e rrezikshme pasi gjatë kontaktit me lëngjet e stomakut, ajo krijon qark të shkurtër duke çliruar kimikate alkaline që dëmtojnë rëndë indet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]