Mbrëmë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, është goditur për vdekje një këmbësor nga një veturë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.
Viktima e këtij aksidenti është Selim Muçiqi.
I ndjeri është djali i xhaxhait të këngëtarit të njohur Nystret Muçiqi, përcjell Zeri.info.
Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i cili edhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Llapashticë e Epërme.
Njoftimi i plotë i Nystret Muçiqit, pa ndërhyrje:
Njoftojme se mbreme ne oret e vona ndrroje jete aksidentalisht djali i agjes tim Selim Muciqi
Varrimi i te ndjerit behet sot ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Llapashtice e Eperme
Pusho i qete o Limi jone po shume do te na mungosh.