fbpx

Një mesazh i koduar? Flori ngre dyshime me postimin e tij

nga Revista Kosovarja

Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale, Flori Mumajesi ka thyer heshtjen me një postim që ka ngjallur shumë pikëpyetje.

Në story-n e tij në Instagram, ai ndau një video me mesazhin: “Mos ia kthe kurrë shpinën një miku, sepse ai mund të të ngulë thikën pas shpine.”

Ky postim i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse është një mesazh i koduar drejtuar dikujt, apo një reflektim mbi tradhtinë dhe besimin në miqësi.

Pavarësisht domethënies së saktë të postimit, një gjë është e sigurt: Flori Mumajesi ka arritur të tërheqë vëmendjen me vetëm një story.

Screenshot

Postimi i tij në rrjetet sociale ngjalli kureshtje për atë që mund të vijë më pas. A do të rikthehet Flori sërish si dikur.

Këtë më së miri koha do të na tregojë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]