fbpx

Mbreti Charles dhe Camilla të hënën festojnë 20 vjetorin e martesës

nga Revista Kosovarja

Mbreti Charles i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla do të festojnë përvjetorin e njëzetë të martesës në një vizitë shtetërore në Itali të hënën.

Charles takoi për herë të parë Camilla-n në Windsor Great Park në vitin 1970, kur sapo kishte mbaruar Universitetin e Cambridge, një vit para se të bashkohej me Marinën Mbretërore. Ata u martuan në vitin 2005 në një ceremoni në Windsor dhe më pas kaluan muajin e mjaltit në Birkhall të Skocisë.

Të dy Camilla dhe Charles ishin martuar më parë, Camilla me oficerin Andrew Parker Bowles dhe u divorcuan në 1995. Charles ishte i martuar me princeshën Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në 1997.

Të dy ishin ndarë në vitin 1992 dhe u divorcuan në vitin 1996. Në atë kohë Princeshë Diana fajësoi Camilla për prishjen e martesës së saj.

Kur Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdiq në vitin 2022, Charles u bë automatikisht mbret dhe Camilla Mbretëreshë. Në vizitën e tyre në Itali Charles dhe Camilla kanë shtyrë takimin me Papa Françeskun pasi doktorët e kanë këshilluar atë të pushojë për 2 muaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]