fbpx

Dy aksidente trafiku sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

nga Revista Kosovarja

Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, nga të cilat tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai./IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]