fbpx

Ky 10 vjeçar është zhdukur pa gjurmë ne Fushë Kosovë, familja kërkon ndihmë

nga Revista Kosovarja

Një rast shqetësues është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një fëmijë 10-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga pasditja e djeshme.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur nëna e të miturit Aurel Krasniqi, e cila ka raportuar se djali i saj kishte dalë nga banesa në rrugën “Hajrullah Zymi” më 29 prill 2025, rreth orës 16:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarja, Aureli është i gjatë rreth 1.50 metra, peshon 45 kilogramë, ka sy të zinj dhe flokë të kaftë, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte të veshur një duks ngjyrë gri.

Aurel Krasniqi
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, është njoftuar menjëherë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti si “Person i zhdukur”.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kthimin e të miturit. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë parë djalin./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]