fbpx

Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Prizren – alarmohen autoritetet

nga Revista Kosovarja

Një rast shqetësues është raportuar sot në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare është zhdukur pa gjurmë, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet policore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga familjarët e vajzës, të cilët kanë humbur kontaktin me të miturën dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative dhe hetimore për gjetjen e vajzës, ndërkohë që është njoftuar edhe Prokuroria për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Në këto momente, çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj është i mirëseardhur.

Gazeta Sinjali do të vijojë ta ndjekë këtë rast dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]