Kur përmendet emri i saj, gjithmonë përflitet për marrëdhënien me bashkëshortin, djalin dhe pushimet që bën nga çdo cep i botës.
E mesa duket, Adelina Tahiri është bërë imune ndaj këtyre komenteve dhe ka zgjedhur të gjejë paqen brenda vetes. Destinacioni i kësaj radhe për pushimet e saj është Dubai, ku duket se po i shijon më së miri.
Adelina ka disa ditë që ndodhet me pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me bashkëshortin e saj, avokatin e njohur Serjoza Markov, dhe djalin e tyre të vogël, Jonin, të cilin e ka gjithmonë pranë – kudo që të jenë. Siç ka deklaruar vetë ajo, pa të nuk mund të bëjë asgjë, dhe prezenca e tij e bën të ndihet e plotësuar.
Në fotot e publikuara në InstaStory, Adelina ka ndarë një selfie me Serjozën, ku shihen më të dashuruar se kurrë më parë. Këto pushime, sipas saj, janë kthyer në një detox emocional dhe fizik nga muajt e ftohtë të dimrit.
Por një person tjetër që gjithmonë është me ta dhe i është bashkuar edhe këtyre pushimeve, është motra e Adelinës, Diana. Ajo është gjithmonë pranë saj në çdo moment, dhe për Adelinën dhe Serjozën, ajo është si “fëmija i dytë” i tyre.