Në Kosovë ka disa politikane gra që përveç angazhimit të tyre në jetën publike dhe politike, komentohen shpesh edhe për pamjen, stilin dhe paraqitjen e tyre elegante.
Këto figura shpesh bien në sy në media dhe rrjete sociale, jo vetëm për deklaratat politike, por edhe për mënyrën se si e përfaqësojnë veten.
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës është komentuar vazhdimisht për veshjet, thjeshtësinë dhe prezencën e saj të fuqishme. Ka një stil të qëndrueshëm dhe të matur, që reflekton forcën dhe klasin. Nuk ka kaluar pa u diskutuar as humbja në peshë, shkruan “Kosovarja”.
Donika Gërvalla
Është komentuar për paraqitjen e saj natyrale dhe stilin diplomatik. Ajo ka një pamje serioze, pak shpërfillëse ndaj veshjes shumë elegante.
Arbërie Nagavci
Ka një paraqitje të hijshme dhe profesionale. Vlerësohet për mënyrën e komunikimit dhe për stilin e saj të thjeshtë, por modern.
Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë komentohet shpesh për stilin e saj të qartë dhe të drejtë, por gjithashtu për mënyrën se si vishet në mënyrë serioze, duke ruajtur një hijeshi natyrale dhe të thjeshtë, shkruan “Kosovarja”.
Saranda Bogujevci
Deputetja e njohur për historinë e saj të fortë personale, vlerësohet edhe për bukurinë e qetë dhe autentike, si dhe për stilin e saj minimalist, shkruan “Kosovarja”.
Fjolla Ujkani
Një emër më i ri në skenën politike, por që ka tërhequr vëmendje për paraqitjen moderne, stilin urban dhe energjinë që transmeton.