Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe i fejuari i saj, Granit Muhaxheri, kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie të re.
Ishte vetë Graniti ai që ndau me ndjekësit një moment të ëmbël në Instagram, ku shihet përkrah Melindës në një ambient.
Ajo që ra menjëherë në sy ishte pamja natyrale e këngëtares, shkruan “Kosovarja”.
Melinda shfaqet pa grim, duke treguar një anë më të thjeshtë të saj. Me flokët e lëshuar dhe një buzëqeshje të lehtë, këngëtarja dukej më rrezatuese se kurrë.
Melinda, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe paraqitjet e kuruara në skenë, ka dëshmuar se bukuria e saj nuk ka nevojë për filtra apo grim.