Këngëtaret shqiptare shpesh i mahnitin ndjekësit me pamjen e tyre, duke kombinuar natyrshmërinë me përkujdesjen e vazhdueshme për veten. Por cili është sekreti i bukurisë së tyre? Mësojeni në “Kosovare”.
Shumica prej tyre ndjekin një regjim të rregullt kujdesi për lëkurën, ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Enca Haxhia, për shembull, ka folur për rëndësinë e hidratimit dhe përkujdesjes së përditshme me produkte natyrale. Dafina Zeqiri është e njohur për stërvitjet intensive dhe përkushtimin ndaj mirëqenies mendore dhe fizike. Ndërsa Elvana Gjata kombinon stilin elegant me thjeshtësinë, duke preferuar makeup-in e lehtë dhe një stil jetese aktiv. Flitet edhe për ndërhyrje, njëjtë si Dafina.
Një tjetër element i përbashkët është përdorimi i trajtimeve estetike moderne, por gjithmonë me masë dhe profesionalizëm. Mihrije Braha thotë se rinin e freskinë ja atribuon kremes së saj, shkruan “Kosovarja”.
Për këto artiste, bukuria nuk vjen vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga vetëbesimi, qëndrimi pozitiv dhe përkushtimi ndaj vetes.