Liam Payne nga One Direction la pas një pasuri prej 28 milionë eurosh dhe gjykata tani do vendos se kush do t’i trashëgoj ato.
Meqenëse Payne nuk la testament para vdekjes së tij, vendimi për trashëgiminë tani merret nga gjykata.
Payne vdiq papritur në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Ai ra nga një lartësi prej 40 metrash dhe një autopsi konfirmoi se ai pësoi lëndime të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.
Ai u varros një muaj më vonë, dhe në funeral morën pjesë ish-shokët e tij të grupit – Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik – si dhe familja, Simon Cowell, e dashura Kate Cassidy dhe këngëtarja Cheryl, nëna e djalit të tij tetëvjeçar Bear.
Sipas The Sun dhe Daily Mail, e drejta për të menaxhuar pasurinë i është dhënë Cheryl dhe avokatit të muzikës Richard Bray.
Meqenëse Payne nuk ishte i martuar dhe ligjet britanike të trashëgimisë pa testament përcaktojnë që pasuritë i jepen së pari bashkëshortit ose partnerit të jetës, pastaj fëmijëve, ka shumë të ngjarë që të gjitha paratë të shkojnë për djalin e tij, Bear. E dashura e saj, Kate Cassidy, nuk ka të drejtë ligjore për trashëgimi sepse ata nuk ishin të martuar.