Ylli i serisë Glee, Dianna Agron dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Winston Marshall i kanë dhënë fund martesës.
“Ata kanë jetuar të ndarë që nga viti i kaluar, tashmë Dianna është në një lidhje të re”, tha një burim i afërt me ish-çiftin.
34 vjeçarja dhe 32 vjeçari u martuan në tetor të vitit 2016 në Maroko.
Deri më tani dyshja nuk kanë dhënë deklarata publike për ndarjen e tyre, ndërsa ka kaluar një kohë e gjatë që kur ata janë parë së bashku.