fbpx

Emra Brah në lidhje dashurie?!

nga Revista Kosovarja

Është ndër këngëtarët më viral të momentit, por për jetën private të Emra Brah nuk është fol asnjëherë. Hermetikisht është e mbyllur çdo gjë që lidhet me privatësinë e tij, duke filluar nga e kaluara deri te lidhjet e dashurisë.

Klan Kosova ka siguruar një fotografi të këngëtarit ku ai shihet nën shoqërinë e një vajze, identiteti i të cilës është i panjohur. Burime tona kanë bërë të ditur se kohëve të fundit këngëtari ka kaluar goxha kohë nën shoqërinë e po të njëjtës vajzë.

Nuk është e sigurt nëse motivet e takimit me vajzën në fotografi janë romantike apo jo. Çka mund të themi me siguri është që privatësia e këngëtarit ka qenë e mbyllur deri më tani.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]